Ahmetaj nga Serbia: Nxitje për bashkëpunimin e shkëmbimeve tregtare

0

Në kuadër të një  vizite zyrtare në Serbi,  Ministri Arben Ahmetaj, u prit nga homologu i tij serb Siniša Mali.

Gjatë takimit, dy zyrtarët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe doganave, me synim eliminimin e barrierave në tregtinë e mallrave mes dy vendeve.

 

IMG_9168

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord në lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e dokumenteve të import-eksportit dhe tranzitit të mallrave.

Ata shprehën edhe nevojën për të bërë një hap përpara për njohjen e çertifikatave veterinare dhe fitosanitare midis dy vendeve.

Dy ministrat vlerësuan rolin e dy vendeve si kyç në rajon dhe u shprehën se prioritet absolut do të ketë ekonomia. Ata theksuan se nëse të dy vendet do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, rajoni vetëm fiton.

 

/G.Asllani/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here