Serbët, Shqipëria e Madhe “rrezik potencial për rajonin”

Serbët, Shqipëria e Madhe “rrezik potencial për rajonin”

  Ekspertët serbë të sigurisë, e kanë vlerësuar marrëveshjen ushtarake të para disa ditëve mes ministrave Çeku dhe Imami si “një hap drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe një rrezik potencial për rajonin”. Sipas Radomir Milasinovicit, dekan i Fakultetit të Sigurisë në Universitetin e Beogradit, kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë është vetëm një

 

Ekspertët serbë të sigurisë, e kanë vlerësuar marrëveshjen ushtarake të para disa ditëve mes ministrave Çeku dhe Imami si “një hap drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe një rrezik potencial për rajonin”.

Sipas Radomir Milasinovicit, dekan i Fakultetit të Sigurisë në Universitetin e Beogradit, kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë është vetëm një fazë drejt “realizimit të projektit perëndimor të Shqipërisë së Madhe”.

“Marrëveshja është një punë e imtë që po zbatojnë mentorët e shqiptarëve, SHBA dhe Gjermania, me qëllim të futjes së Turqisë në Ballkan”, ka thënë  Milasinovic.
Sipas tij, ushtritë e bashkuara të Shqipërisë dhe Kosovës janë një forcë që meriton respekt. Serbia, duke mos braktisur parimin e mbrojtjes së sovranitetit, duhet të jetë e vetëdijshme se në anën tjetër të kufirit ka përballë fqinjët armiqësorë.

Gjendjen e sigurisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë –Shqipëri, e vlerëson shqetësuese edhe gjenerali serb në pension, Radovan Radinovic.

“Kosova pothuaj se nuk ka fare kufi jugor, kurse bashkimi i territoreve ku jetojnë shqiptarët është qëllimi të cilin politikanët në Tiranë dhe Prishtinë pothuaj nuk e fshehin fare. Në këtë kontekst duhet parë edhe këtë marrëveshje.” është shprehur Radinovic.

Siç shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”, Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka kufizuar numrin e pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës në 2.500 ushtarë aktivë dhe 800 rezervistë.

Ish kryeshefi i Gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë, Branko Kërga thotë se marrëveshja mes Prishtinës dhe Tiranës për Kosovën me shumë ka një domethënie propagandistike, “sepse me këtë synon të tregojë se Kosova mund të bëjë edhe marrëveshje të kësaj natyre”.
“Megjithatë nuk duhet harruar se paraqitja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin ushtarak për Serbinë paraqet kërcënim serioz për sigurinë”, ka thënë ai.

Marrëveshja e nënshkruar parashikon  paraqitjen e përbashkët  të 20 mijë forcave të armatosura të Kosovës dhe Shqipërisë.

 

/Elta  Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar