Serbët provokojnë sërish

Serbët provokojnë sërish

  Kryetari I Kamenicës, Shaip Shurdulli i ka paraqitur dje zyrtarëve amerikanë të KFOR-it  provokimet  nga xhandarmëria serbe. “As të hënën nuk kanë munguar provokimet nga xhandarmëria serbe, që kanë patrulluar me motorë në pikën tek Ugari në Karaçevë”, ka thënë Surdulli.  Ai ka bërë të ditur se i ka kërkuar majorit amerikan, Jonathan T.Hrtsock,

 

Kryetari I Kamenicës, Shaip Shurdulli i ka paraqitur dje zyrtarëve amerikanë të KFOR-it  provokimet  nga xhandarmëria serbe.

“As të hënën nuk kanë munguar provokimet nga xhandarmëria serbe, që kanë patrulluar me motorë në pikën tek Ugari në Karaçevë”, ka thënë Surdulli.  Ai ka bërë të ditur se i ka kërkuar majorit amerikan, Jonathan T.Hrtsock, që ta shikojë këtë cështje, e cila përbën shqetësim të vazhdueshëm për popullsinë e asaj zone.
“Morëm premtime se shqetësimet e banorëve do të ngrihen në nivelin qendror në kuadër të forcës së KFOR-it, në mënyrë që në të ardhmen xhandarmërisë serbe mos t’i lejohet hyrja në territorin e Kosovës”, është shprehur  Surdulli.
Ndërkaq që KFOR-i është zotuar se për caktimin e pikës kufitare do ta angazhojë departamentin përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Kumanovës.

 

/ Elta  Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar