Serbët në Zvicër sulmojnë futbollistët kosovarë

Serbët  në Zvicër  sulmojnë  futbollistët  kosovarë

Futbollistët e FC Prishtina janë sulmuar mbrëmë në Bern të Zvicrës nga disa huliganë serbë. Pas ndeshjes rreth orës 23:00, në qendër të Bernit, tre futbollistë të Prishtinës janë sulmuar nga nje grup serb. Kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati përmes profilit të tij në Facebook, ka bërë të ditur sulmin ndaj tre lojtarëve të Prishtinës. “Mbrëmë

Futbollistët e FC Prishtina janë sulmuar mbrëmë në Bern të Zvicrës nga disa huliganë serbë.

Pas ndeshjes rreth orës 23:00, në qendër të Bernit, tre futbollistë të Prishtinës janë sulmuar nga nje grup serb. Kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati përmes profilit të tij në Facebook, ka bërë të ditur sulmin ndaj tre lojtarëve të Prishtinës.

“Mbrëmë vone, pas orës 23:15, ne qendër te Bernit, 50 metra larg staciononit të trenit janë sulmuar tre futbolliste te Prishtinës”, shkruan Kastrati. Sulmit të huliganëve serbe nuk ka mundur t’i shpëtojë as gazetari i FC Prishtina, Avni Durmishi. Prishtina aktualisht ndodhet në Zvicër, ku përveç miqësores kundër Koniz, do të zhvillojë edhe një faze të përgatitjeve për sezonin e ri të garave.

Në ndeshjen e mbrëmshme prishtinasit fituan me rezultatin 1- 0 në miqësoren me Koniz. Kjo ishte miqësorja e vetme që  zhvilloi skuadra e Prishtinës në Zvicër, pasi ndeshja me skuadrën e Schaffhausenit u anulua për shkaqe teknike.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar