Serbët kërkojnë kohë për zbatimin e marrëveshjes

Serbët kërkojnë kohë për zbatimin e marrëveshjes

Bindja e qytetarëve serbë të veriut të Kosovës se duhet të bashkëpunojnë me institucionet e këtij shteti do të kërkojë kohë, pasi ata ende refuzojnë ta pranojnë marrëveshjen. Kështu mendon ish-sekretari shtetëror serb në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviç. Ivanoviç thotë se kundërshtimi i marrëveshjes dhe bashkëpunimit ka të bëjë me frikën dhe mosbesimin në

Bindja e qytetarëve serbë të veriut të Kosovës se duhet të bashkëpunojnë me institucionet e këtij shteti do të kërkojë kohë, pasi ata ende refuzojnë ta pranojnë marrëveshjen. Kështu mendon ish-sekretari shtetëror serb në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviç.

Ivanoviç thotë se kundërshtimi i marrëveshjes dhe bashkëpunimit ka të bëjë me frikën dhe mosbesimin në institucionet e Prishtinës. “Ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveç bashkëpunimit me Serbinë, mirëpo, Serbia në këtë rast po i sugjeron që duhet të pranojnë marrëveshjen”,-është shprehur ai. Sipas tij Serbia e ka të qartë vendimin, por do të duhet kohë që shqetësimi i qëtetarëve të veriut të largohet.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë thonë se Serbia duhet të ketë vullnet për t’i bindur veriorët që ta pranojnë marrëveshjen dhe ta zbatojnë atë. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se institucionet vendore kanë bërë atë çka kanë mundur, por Serbia ka ndikim më të madh në veri se sa institucionet e Kosovës. Edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se Serbia duhet të tregojë vullnet për t’i hequr të gjitha institucionet ilegale nga veriu dhe pastaj qeveritë e dy vendeve t’i bindin qytetarët e veriut t’i përgjigjen institucioneve të Kosovës.

“Ne mendojmë që Qeveria e Beogradit së pari duhet të tregojë vullnetin e mirë të heqë nga Kushtetuta e Serbisë Kosovën, po ashtu të tërheqë gjithë institucionet ilegale që ka në veriun e Kosovës, pastaj është detyrë e qeverive të përbashkëta t’i bindin qytetarët e veriut t’i përgjigjen institucioneve të Republikës së Kosovës”,-u shpreh Isufi.

Marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, është kundërshtuar fuqishëm nga udhëheqësit ilegalë të pjesës veriore, duke thënë se nuk do ta zbatojnë atë, meqë nuk dëshirojnë t’i përgjigjen institucioneve të Kosovës.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar