Serbët ende pa marrëveshje për zgjedhjet e 3 nëntorit

Serbët ende pa marrëveshje për zgjedhjet e 3 nëntorit

Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës janë takuar mbrëmë  në Beograd për të tejkaluar të gjitha pengesat e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të Kosovës. Takimi është  mbajtur në presidencën serbe, ndërsa  përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë informuar me detajet e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në

Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës janë takuar mbrëmë  në Beograd për të tejkaluar të gjitha pengesat e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të Kosovës.

Takimi është  mbajtur në presidencën serbe, ndërsa  përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë informuar me detajet e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Pas takimit nuk është thënë se është arritur ndonjë marrëveshje, por sipas Marko Gjuriq, këshilltari i presidentit serb, Tomislav Nikoliç, ka thënë se të gjitha palët janë pajtuar se duhet pasur unitet për hir të “interesit shtetëror serb”.

“Është shumë e rëndësishme që çdo marrëveshje që ne e arrijmë, në çfarëdo drejtimi, të jetë një marrëveshje që rezulton në unitet. Ka ardhur koha që konfliktet partiake të lihen anash dhe se interesi kryesor i shtetit serb në lidhje me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje është që ky vendim të merret së bashku dhe se serbët të marrin pjesë si një parti e vetme”, ka thënë, Gjuriq.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar