Serbët e veriut të Kosovës sfidojnë marrëveshjen e Brukselit

Serbët e veriut të Kosovës sfidojnë marrëveshjen e Brukselit

Dita e enjte është planifikuar nga serbët e veriut të Kosovës si dita e shpalljes së kuvendit të përkoshëm autonom të Kosovës në kuadër të Serbisë. Ky është veprimi i parë në terren i veiorëve kundër marrëveshjes së Brukselit, të cilët nuk janë pajtuar asnjëherë me këtë marrëveshje. Serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar

Dita e enjte është planifikuar nga serbët e veriut të Kosovës si dita e shpalljes së kuvendit të përkoshëm autonom të Kosovës në kuadër të Serbisë. Ky është veprimi i parë në terren i veiorëve kundër marrëveshjes së Brukselit, të cilët nuk janë pajtuar asnjëherë me këtë marrëveshje.

Serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar disa herë shpalljen e një kuvendi të tillë, por kanë hezituar që këtë veprim të mos e bejnë deri tani si pasojë e vendimit të  shteteve anëtare të BE-së për nisjen e dialogut të antarësimit me Serbinë.

Vendimi do t’i sfidojë rëndë përpjekjet e Prishtinës zyrtare, Brukselit,  por në një masë edhe të Beogradit që duke e zbatuar marrëveshjen e Brukselit, të ndryshojnë situatën në pjesën më problematike të Kosovës.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar