Serbët e veriut po pajtohen me marrëveshjen

Serbët e veriut po pajtohen me marrëveshjen

Serbët e Veriut po pajtohen me marrëveshjen e arritur në Bruksel. Kështu kanë deklaruar sot zyrtarë të Komunës së Mitrovicës gjatë takimit të Komitetit për Siguri Publike. Ata janë shprehur se në tre javët e fundit situata e sigurisë në veri të Mitrovicës ka qenë e qetë. Sipas  Drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala,

Serbët e Veriut po pajtohen me marrëveshjen e arritur në Bruksel. Kështu kanë deklaruar sot zyrtarë të Komunës së Mitrovicës gjatë takimit të Komitetit për Siguri Publike.

Ata janë shprehur se në tre javët e fundit situata e sigurisë në veri të Mitrovicës ka qenë e qetë. Sipas  Drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, vetëdijesimi i popullatës në veri ka ndikuar shumë në qetësimin e situatës në veri.

” Shihet që në një formë edhe janë pajtuar me marrëveshjen dhe ka rezultuar që në tri javët e fundit të kemi një situatë të qetë në pjesën veriore”, tha ai.

Bala theksoi edhe punën e mirë të strukturave të sigurisë, të cilat gjatës muajve të fundit kanë qenë më aktive dhe më të vendosura për t’u përballur me grupet ekstremiste.
”Gjithsesi ndikim të madh ka edhe prezenca e organeve të sigurisë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë”, u shpreh  Bala. Sipas tij, duhet të vazhdohet me të njëjtën procedurë dhe seriozitet pune për të shmangur ngjarjet e pakëndshme  sidomos gjatë periudhës së zbatimit të marrëveshjes.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar