Sër Aleks Ferguson do t’i japë fund karrierës

Sër Aleks Ferguson do t’i japë fund karrierës

Sir Alex Ferguson ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si trajner. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës, tekniku skocez është trajneri me i suksesshëm në Britaninë e Madhe. Konfirmimi ka ardhur nga klubi anglez i Mançester Junaited në faqen zyrtare të klubit. Gjatë karrierës

Sir Alex Ferguson ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si trajner. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës, tekniku skocez është trajneri me i suksesshëm në Britaninë e Madhe.

Konfirmimi ka ardhur nga klubi anglez i Mançester Junaited në faqen zyrtare të klubit. Gjatë karrierës së tij si trajner, skocezi ka arritur që të fitoje një kampionat me St. Mirren; 3 Premier Liga skoceze me Aberdeen, 4 Kupa te Skocisë, 1 Kupë të Ligës së Skocisë, 2 Kupa UEFA, 2 Super Kupa Europe; 13 herë Premier Ligën angleze me Mançester Junaited, po me këtë skuadër ka fituar edhe 5 FA CUP, 4 Kupa të Ligës, 10 Community Shield, 2 Liga Kampionësh, 1 Kupe Interkontinentale dhe 1 herë Botërorin e Klubeve.

Një prej arsyeve që përflitet se mund ta kenë detyruar skocezin të lerë futbollin janë edhe ato shëndetësore, por pavarësisht kësaj ai do të mbetet gjithmonë një prej ikonave të futbollit dhe trajningut dhe frymëzues për brezat e ardhshëm.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar