Sequi: Statusi në dhjetor

Sequi: Statusi në dhjetor

Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi është shprehur se arritja historike e marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Europian është e mundshme në muajin dhjetor. “Fjalët e presidentit Barroso ishin shumë të qarta lidhur me mundësinë historike të Shqipërisë për të marrë statusin kandidat. Përkushtim dhe angazhim i të gjithëve, që kjo të bëhet

Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi është shprehur se arritja historike e marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Europian është e mundshme në muajin dhjetor.

“Fjalët e presidentit Barroso ishin shumë të qarta lidhur me mundësinë historike të Shqipërisë për të marrë statusin kandidat. Përkushtim dhe angazhim i të gjithëve, që kjo të bëhet realitet”, u shpreh Sequi.

Sequi e dha këtë deklaratë pas takimit me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili rikonfirmoi vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të shkuar drejt plotësimit të standardeve.

“Ne diskutuam me Bushatin lidhur me hapat që duhen ndjekur pas vizitës së tij dhe Kryeministrit Rama në Bruksel, vizitë e cila ishte një sukses i madh “, bëri me dije Sequi.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar