Senati Amerikan përgatit 5 opsionet e ndërhyrjes në Siri

Kreu i ushtrisë amerikane ka rrëfyer për kongresin mundësitë dhe koston, që do të mbart ndërhyrja ushtarake në Siri. Në një letër, e cila u publikua mbrëmjen e së hënës, sipas orës lokale, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Amerikane, Gjenerali Martin Dempsey ka nënvizuar pesë opsione për një operacion eventual ushtarak.

Ato përfshijnë dërgimin e ndihmës në armatim dhe inteligjencë për kampin opozitar, një fushatë ajrore nga jashtë shteti, vendosja e ndalimit të fluturimit, tampon zonave dhe ndërmarrjen e një operacioni “sulmi dhe sigurimi” ndaj armëve kimike të regjimit të Assadit.

Letra e cila i është adresuar Calr Levin, kryetar i Komitetit për Sherbime Ushtarake në Senat paralajmëron për rrezikun e një hakmarrjeje nga regjimi i Bashar al-Assadit, dhe fuqizimi i islamistëve radikal. Gjenerali Dempsey tha se një vendim për intevenim ushtarak në Siri është i natyrës “politike”.

Zyrtarët amerikan kanë paralajmëruar muajin e shkuar se do t’i dërgojnë ndihmë në armatim, kryengritësve sirian.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar