Sëmundjet që keni mund ti dalloni nga këmbët

Sëmundjet që keni  mund ti dalloni nga këmbët

Dhimbjet e këmbëve gjatë ecjes mund të jenë treguese të disa sëmundjeve në trupin tuaj. Therjet në këmbë mund të jenë shenjë diabeti apo mungesë vitamine B, por edhe mund të tregojë në sëmundjen e veshkëve. Ndryshimi i të ecurit, thonjtë e pezmatuar, dhimbjet në thembra mund të jenë shenja të para të ndonjë sëmundjeje:

Dhimbjet e këmbëve gjatë ecjes mund të jenë treguese të disa sëmundjeve në trupin tuaj. Therjet në këmbë mund të jenë shenjë diabeti apo mungesë vitamine B, por edhe mund të tregojë në sëmundjen e veshkëve.

Ndryshimi i të ecurit, thonjtë e pezmatuar, dhimbjet në thembra mund të jenë shenja të para të ndonjë sëmundjeje: ecja e deformuar është shenjë e diabetit, ënjtja sinjalizon problem me tension të lartë të gjakut, e ndërsa në thembra shihen shenjat e para të melanomës dhe të mikroprelomit.

Thonjët paralajmërojnë në sëmundjen e zemrës dhe mushkërive. Dhimbjen në këmbë mos e merrni automatikisht si problem nga takat e larta apo nga këpucët e parehatshme. Kjo mund të jetë shenjë e ndonjë thyerjeje të lehtë e cili rrit rrezikun nga osteoporoza.

Nëse në këmbë ndjeni djegie(therje ), është e mundshme të keni diabet, apo edhe mungesë të vitaminës B, por edhe ndonjë sëmundje të veshkave. Nëse thonjte në këmbë janë të drejtuar nga poshtë, është shenjë e problemeve me mushkëri, zemër dhe mëlqi.

Thonjët e verdhë dhe të trashë zakonisht janë simptome të infeksioneve këpurdhore, por mjekët paralajmërojnë që këto thonjë mund të jenë shenjë e reumës apo ndonjë sëmundjeje të mushkërive. Thonjtë e bardhë tregojnë në rrezik nga psoriaza.

Sëmundja e Rejanudit apo ngushtimi i enëve të gjakut në gishta pasqyrojnë ndryshimin e ngjyrës. Ato mund të jenë të kaltërta, të bardha apo të kuqe, e atëherë të kthehen në ngjyrë natyrale të lëkurës. Shpesh, shkak i këtij ndryshimi është stresi apo ndryshimi i shpejtë i temperaturës së trupit.

Dhimbja në thembra, e cila më shpesh ndodh në mëngjes, rrallë mund të paralajmërojë në tumor, infeksion të eshtrave apo thyerje. Shpesh vjen si shkaktar i ushtrimeve të shumta, artistisit apo edhe prej këpucëve të papërshtatshme.

Dhimbjet e papritura dhe të forta në këmbë dhe tek gishtat e  këmbëve shpesh eshte shenjë e lodhjes fizike dhe aktiviteteve të shumta. Ekspertët thonë që këto shtrëngime mund të jenë simptoma të mungesës së magneziumit, kalciumit dhe vitaminës D, si dhe shenjë e dehidrimit.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar