Selimi hedh dyshime se përgjohej në Tiranë

0

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi, disa javë më parë i pati drejtuar një letër proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku shfaqte pakënaqësinë e tij për praninë e kamerave brenda objektit të misionit diplomatik kosovar në Tiranë.

Burime të gazetës kosovare bëjnë të ditur se vendosja e kamerave në zyrat e Selimit është e lidhur edhe me hetimet e muajve të fundit që EULEX-i ka kryer ndaj Selimit dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, të cilët njihen si “Grupi i Drenicës”.

Sipas shpjegimeve të zëdhënësit të MPJ-së, Artan Behrami, kamerat nuk janë vendosur aty për të përgjuar Selimin. Sipas tij, bëhet fjalë për masa sigurie.

“Kamerat janë vendosur vetëm më ambientin e jashtëm dhe në korridoret brenda ambasadave, gjithmonë në përputhje të plotë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka shtuar ai.

Behrami nuk e ka komentuar as letrën e Selimit, ku ky i fundit shfaqi pakënaqësitë për praninë e këtyre pajisjeve vëzhguese.

“Kamerat janë vendosur para ardhjes së ambasadorit Selimi në krye të ambasadës në Shqipëri”, ka thënë zëdhënësi i MPJ-së.

/Laugert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here