Selanik, shmanget tragjedia. Avioni doli jashtë piste

Selanik, shmanget tragjedia. Avioni doli jashtë piste

Një tragjedi e vërtetë është shmangur në aeroportin e Selanikut në Greqi. Një avion që transportonte 160 pasagjerë që vinin nga Rusia doli jashtë pistës gjatë uljes. Piloti i avionit të kompanisë “Astra”, nuk mundi të ndalojë gjatë uljes dhe si pasojë doli jashtë pistës. Shkaqet mbeten ende të panjohura. Mjete të shumta u mobilizuan

Një tragjedi e vërtetë është shmangur në aeroportin e Selanikut në Greqi. Një avion që transportonte 160 pasagjerë që vinin nga Rusia doli jashtë pistës gjatë uljes.

Piloti i avionit të kompanisë “Astra”, nuk mundi të ndalojë gjatë uljes dhe si pasojë doli jashtë pistës. Shkaqet mbeten ende të panjohura.

Mjete të shumta u mobilizuan për të shmangur perplasjet dhe për të ndaluar avionin.

Sipas informacioneve, pasagjerët janë të gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, po punohet për të identifikuar problemet me avionin që gati po shkaktonte një tragjedi të madhe vdekjeprurëse.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar