Sekui takon Metën

Sekui takon Metën

Etore Sekui,  ambasadori i BE-së në vendin tonë ka zhvilluar dje një takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Meta, në mbyllje të këtij takimi ka garantuar se do të angazhohet plotësisht për plotësimin e reformave për marrjen e statusit dhe integrimin e vendit në BE. Gjithashtu Meta ka deklaruar se ky proces do të

Etore Sekui,  ambasadori i BE-së në vendin tonë ka zhvilluar dje një takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Meta, në mbyllje të këtij takimi ka garantuar se do të angazhohet plotësisht për plotësimin e reformave për marrjen e statusit dhe integrimin e vendit në BE.

Gjithashtu Meta ka deklaruar se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës dhe se do të punojmë shumë për ta çuar vendin përpara.
Sekui ka vlerësuar shumë gadishmërinë e Metës duke thënë: “Të ecet përpara në mënyrë të  suksesshme në  rrugën drejt BE-së. Pas zgjedhjeve në  kemi besim se do të ketë një tranzicion të mirë drejt pushtetit, që të përqëndrohet puna te axhenda e reformave të nevojshme për Shqipërinë. Mbeta i kënaqur nga përdorimi i një fjale, gjithëpërfshirje që është kyce, sepse procesi i integrimit është proces që përfshin të gjithë vendin. Të gjitha mundësite janë për vendin që të merret statusi i vendit kandidat, ne kemi besim që kjo do të jetë e mundur edhe në  sajë të  këtij angazhimi të ri”- ka thënë Sekui.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar