Sektori energjetik është i perfshirë në një zinxhir borxhesh. OST në pamundësi për të investuar ngaqë CEZ nuk i ka paguar detyrimet, kërkon financime nga qeveria, e cila paratë e veta i ka dhënë garanci për importin e energjisë. Aktualisht po importohen 10 milionë kw/orë në ditë ndërsa prodhimi në vend është 13 milionë kw/orë.
Sektori energjetik është i perfshirë në një zinxhir borxhesh. OST në pamundësi për të investuar ngaqë CEZ nuk i ka paguar detyrimet, kërkon financime nga qeveria, e cila paratë e veta i ka dhënë garanci për importin e energjisë.
Aktualisht po importohen 10 milionë kw/orë në ditë ndërsa prodhimi në vend është 13 milionë kw/orë. Edhe CEZ e ka të pamundur të importojë sasinë e energjisë që detyrohet të bleje për shkak të humbjeve,nga pamundësia financiare, ka deklaruar Entit Rregullator i Energjisë (ERE).
Në këto kushte KESH është detyruar të prodhojë më tepër se ka mundësi e për pasojë niveli në liqenin e Fierzës është në nivelin 272 metra.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *