Sekreti për shmangien e stresit në punë

Stresi, depresioni dhe lodhja e bëjnë një punë ë mërzitshme. Sipas profesorit ne Britaninë e Madhe dhe president i “Faculty of Public Health”, sekreti për të bërë një jetë sa më të mirë qendron tek kohëzgjatja e orarit të punës. Sipas tij reduktimi orëve te punës është mënyra më e mire për te shmangur stresin

Stresi, depresioni dhe lodhja e bëjnë një punë ë mërzitshme. Sipas profesorit ne Britaninë e Madhe dhe president i “Faculty of Public Health”, sekreti për të bërë një jetë sa më të mirë qendron tek kohëzgjatja e orarit të punës.

Sipas tij reduktimi orëve te punës është mënyra më e mire për te shmangur stresin e përditshëm. Reduktimi i ditëve te punës nga pesë në katër ditë në javë, thotë profesori, do të ishte ilaçi magjik. Dhe këtë ai e argumenton përmes shumë analizave dhe eksperimenteve të mirëfillta shkencore.

Ai pohon se qëndrimi në punë vetëm katër ditë të javës të çon në arritjen e dy qëllimeve:

1-Së pari punonjësit kanë më shumë kohë për të jetuar në familje, i japim mundësinë për të shmangur presionin që vjen prej punës, e cila e çon deri në sëmundjet mendore.

2-Së dyti duke reduktuar ditët e punës për personat që e kanë një vend pune, i japim mundësinë edhe atyre që ende nuk e kanë këtë mundësi që të punësohen dhe përfitojnë edhe ata prej te mirave materiale që prodhon shoqëria.
Shkaku kryesor i stresit dhe përkeqësimit të parametrave te shëndetit është pikërisht shpërndarja e pabarabartë e punës në shoqëri.

Nga pikëpamja statistikore, Britania e Madhe ka orët më të gjata të punës në vit, 1900 orë, pas tyre vijnë italianët me 1781, pastaj gjermanet me 1847, francezët me 1661 dhe finlandezet me 1648. Ne vend të pare janë grekët me 2000 orë punë në vit.

/ Izabela Zavalani /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar