Sekreti i një martese të lumtur

0

Martesa është një institucion i rëndësishëm i shoqerisë. Për ta mbajtur shoqërinë të shëndetshme, së pari duhet që ky institucion të ketë themele të forta. Harmonia është njëri nga elementet për të mundësuar një martesë të shëndetshme.

Të gjithë me siguri jemi dëshmitarë  të një diskutimi që ndodh te fqinjët tanë. Herë pas here dëgjojme nga ana tjetër e murit fjalë me tone të ashpra: Nga mëngjesi deri në darkë kam pastruar shtëpinë, gatova për ty, etj.

Për të pasur një pajtueshmëri bashkëshortore dhekomoditet martesor është e rëndësishmë ndarja e kohës. Shpeshherë bashkëshortët gjenden nën trysninë e përditshmërisë, stresit të punës, aktiviteteve të ndryshme, e kjo sjellje reflektohet edhe në familje. Si pasojë, mes partnerëve krijohen keqkuptime. Kjo situatë merret si një ankese, e kthehet në të ashtuquajturin cikël vicioz. Probleme të tilla më shumë  sesa nga stresi i punës shkaktohen nga mungesa e mirëkuptimit.

Për të pasur një jetë të shëndetshme bashkëshortore partnerët duhet të mesojnë të mos presin përsosmërinë. Përparimi i një martese bëhet duke u sjellë miqësisht me njëri-tjetrin, duke ndarë kohën, e ndonjëherë dukë lënë përditshmërinë mënjanë. Pika të tjera të forta janë dhe toleranca me gjykimin e drejtë.

Angazhimi që martesa kërkon përveçse çon në një sukses martesor, pa dyshim që çon dhe në sukses shoqëror dhe profesional.

/Rabihana Halili/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here