Së shpejti pjesë e Facebook Messenger do të jenë edhe lojrat

Me sa duket Facebook po e mban premtimin e shëndërrimit të Messenger në një platform, përtej një aplikacioni komunikimi. Sipas The Information, Facebook ka konfirmuar se është në bisedime serioze me zhvilluesit që edhe në Messenger të luhen lojra. Gjithesi duket se planet e Facebook për ta bërë edhe Messenger-in pjesë të lojrave janë në

Me sa duket Facebook po e mban premtimin e shëndërrimit të Messenger në një platform, përtej një aplikacioni komunikimi. Sipas The Information, Facebook ka konfirmuar se është në bisedime serioze me zhvilluesit që edhe në Messenger të luhen lojra.

Gjithesi duket se planet e Facebook për ta bërë edhe Messenger-in pjesë të lojrave janë në hapat e parë dhe për të arritur deri atje ka shumë punë përpara se kjo ide të realizohet. Kjo është një ide interesante për vetë faktin se do të jetë më e lehtë për përdoruesit për të paguar për lojrat, duke qënë se kanë integruar të dhënat e tyre në Messenger.

Por, The Information raporton se lojrat po shihen si një mënyrë për tu angazhuar, dhe për të rritur të ardhurat e kompanisë. Detajet janë shumë të pakëta përsa i përket lojrave dhe akoma nuk  është bërë e ditur nëse lojrat do të luhen live nga Messenger, apo do të përdoret Messenger si një mënyrë për të mbëritur tek lojtarët. Ky është një detaj që mbetet për tu parë në muajt në vazhdim. 

Rovena Mydini

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar