Sassuolo “turpëron” Napolin para 60 mijë tifozave

Sassuolo “turpëron” Napolin para 60 mijë tifozave

Skuadra e Napolit nën drejtimin e teknikut Benitez nuk ka shkuar me tepër se një barazim 1-1 me vendin e fundit të tabelën së renditjes, Sassuolo. Të pranishëm në stadium ishin rreth gjashtëdhjetë mijë tifozë që kishin ardhur për të parë “spektaklin” e skuadrës së Napolit, por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej. Me rezultatin

Skuadra e Napolit nën drejtimin e teknikut Benitez nuk ka shkuar me tepër se një barazim 1-1 me vendin e fundit të tabelën së renditjes, Sassuolo. Të pranishëm në stadium ishin rreth gjashtëdhjetë mijë tifozë që kishin ardhur për të parë “spektaklin” e skuadrës së Napolit, por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.

Me rezultatin e djeshëm, napoletanët humbasin vendin e parë në renditje duke lënë Romën në krye të klasifikimit të Serie A. Ndërkohë Sassuolo arrin të marrë pikën e parë në kampionatin italian kundër pretendentes për titull.

Sassuolo vinte pas një humbjeje “turpëruese” në javën e kaluar ku u mund me rezultatin 0-7 nga skuadra e Interit . Skuadra debutuese në Serie A ndodhet në vendin e fundit të tabelës me vetëm një pikë.

Ndërkohë, Napoli do të presë ekipin e Genoa në fundjavë.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar