“Sarsi i ri” alarm dhe në Shqipëri

“Sarsi i ri” alarm dhe në Shqipëri

Virusi i rrezikshëm i “Sarsit të ri” apo Koronavirusi paraqet rrezik edhe në Shqipëri. Koronavirusi është zbuluar për herë të parë në vitin 2003 në Azi. Deri më tani ky virus ka prekur 40 persona, 20 prej të cilëve kanë humbur jetën. Organizata Botërore e Shëndetësinë ngre alarmin për përhapjen e shpejtë të virusit, pasi

Virusi i rrezikshëm i “Sarsit të ri” apo Koronavirusi paraqet rrezik edhe në Shqipëri. Koronavirusi është zbuluar për herë të parë në vitin 2003 në Azi. Deri më tani ky virus ka prekur 40 persona, 20 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Organizata Botërore e Shëndetësinë ngre alarmin për përhapjen e shpejtë të virusit, pasi se fundi një pacient në Francë është infektuar kur ka qenë në të njëjtën dhomë me pacientin me koronavirus.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, sqaron se vdekshmëria nga ky virus është e lartë dhe prek, përveç rrugëve të frymëmarrjes, edhe veshkat.

“Virusi shkakton probleme të sistemit respirator, të cilat në fillim mund të jenë të lehta, por që rëndohen në një hark shumë të shkurtër kohor. Përkeqësimi i sëmundjes, vështirësia në frymëmarrje duhet menjëherë të na çojë te mjeku. Përveç dëmtimit të organeve të frymëmarrjes, pra mushkërive, ky virus shkakton edhe prekje të veshkave”, sqaron znj. Bino.

Ka  dyshime se ky virus mund të jetë krijuar në laboratorë, por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka specifikuar se një gjë e tillë është e pamundur, pasi origjina e tij vjen nga kafshët.

Viruse të këtij tipi mund të jenë mjaft të rrezikshme, pasi përhapen me lehtësi në popullatë dhe kanë vdekshmëri të lartë. Pasi ky virus transmetohet nga njeriu tek njeriu.

Specialistja e ISHP-së theksoi se qytetarët duhet të bëjnë kujdes.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar