Sarandë, shpërthim tritoli në ambientet e një pub-i

0

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit brenda ambienteve të një pub-i në qytetin e Sarandës. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar më tej shkaqet e shpërthimit të lëndës eksplozive në ambientet e pub “Ecuador”.

Burime policore nga vendngjarja pohojnë se shpërthimi erdhi nga një sasi lënde eksplozive e vendosur në fund të dollapëve në dhomën e zhveshjeve të balerinave. Nga ky shpërthim mësohet se nuk pati të lënduar, pasi pub-i ishte mbyllur pak minuta para shpërthimit.

Shpërthimi shkaktoi dëmtime kryesisht në ambientet e pub-it si dhe në një pjesë të restorantit ngjitur me të.

 

/Ardiol Hoxha/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here