San Francisko, rrëzohet avioni me 302 persona. Humbin jetën 2 pasagjerë

San Francisko, rrëzohet avioni me 302 persona. Humbin jetën 2 pasagjerë

Një avion i tipit “Boeing 777” është përplasur si pasojë e uljes në mënyrë të gabuar në aeroportin ndërkombëtar në San Francisko. Në avion udhëtonin 290 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Dëshmitarët okularë bëjnë me dije se bishti i avionit u shkëpt nga trupi para se avioni të prekte në pistën e aeroportit. Pasagjerët

Një avion i tipit “Boeing 777” është përplasur si pasojë e uljes në mënyrë të gabuar në aeroportin ndërkombëtar në San Francisko. Në avion udhëtonin 290 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Dëshmitarët okularë bëjnë me dije se bishti i avionit u shkëpt nga trupi para se avioni të prekte në pistën e aeroportit.

Pasagjerët kanë shkruar në rrjetet sociale menjëherë pas kësaj ngjarje. Mediat amerikane kanë publikuar rrëfimet e tyre. “Disa prej nesh janë mirë nuk janë lënduar. Ekipet e shpëtimit po merrren me evakuimin e të plagosurve. Nga tronditjet e mëdha pati shumë të plagosur”, shprehen pasagjerët.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikëset mbërritën në vendgjarje sipas të cilëve mësohet se kanë vdekur dy persona. Ndërkaq zyrtarët amerikanë nuk bëjnë me dije shkaqet e këtij aksidenti.

Administrata Federale e Aviacionit ka anulluar të gjitha fluturimet në aeroportin e San Franciskos.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar