Samsung sjell revolucionin e shumëpritur

0

Ishte gjigandi i teknologjise Samsung i cili ktheu në realitet atë çfarë ndër vite ishte bërë dëshira me e madhe në botën  e smartphonëve. Galaxy Fold pra është emir i këtij revolucioni qe kompania Samsun prezantoi me drita të fikura duke mos u dhënë shumë mundësi informimi rreth këtij produkti të ri.

Risia qëndron në përkulshmërinë qw ekrani i këtij produkti ka, duke mudësuar kthimin e tij nga një tablet në një smartphone sipas nevojave të përdoruesit. Para pak ditësh samsung ka komfirmuar që do të prezantojë këtë produkt bashkë me Samsung Galaxy S10 dhe S10 plus në datën 20 shkurt në San Francisko.

galaxy-f-foldable-phone-concept-lets-go-digital-1

Deri tani i vetmi informacion i sigurt me origjinë vetë kompaninë është për baterinë e këtij produkti ku vetë kompania pohon se do jetë e mundur që të arrihet fundi i ditës duke përdorur Samsung F pa u shqetësuar për përqindjen e baterisë. Gjithashtu Samsung pohon se kjo paisje do jetë e pajisur me dy bateri prej 2.190 mAh secila pra me një total prej 4.380 mAh.

Karakteristikat e Samsung Galaxy Fold

Karakteristika të tjera rreth këtij produkti kanë dale në rrugë jo shumë zyrtare kryesisht janë rumors por që kanë baza në ato çfarë vetë samsungu ka lënë të kuptohet dashur pa dashur. Me sa duket kjo paisje do të ketë një processor Exznous 9820 i suportuar nga 12GB RAM dhe 1TB memoria të brendshme, gjithashtu ekrani do vazhdojë ti qendrojë besnik teknologjisë AMOLED me një madhësi prej 7.3 polësh i hapur dhe i mbyllur 4.58 polësh. Ndërsa për baterinë qëndron ajo çfarë thamë më lart, pra ajo do të ketë nje kapacitet prej 4.380 mAh.

A do jetë kjo risi prezente në të gjitha produktet e ardheshme­­?

Nuk mund ta themi me siguri por duke parë se edhe kopani të tjera të smartphonave si Xiaomi dhe Huawei kanë nisur punën për të inkorporuar një element të tillë në produktet e tyre, mund të themi se gara ka nisur dhe neve na mbetet vetëm të presim.

G.A

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here