Samsung pretendon të sjellë rrjetin 5G në vitin 2020

Samsung pretendon të sjellë rrjetin 5G në vitin 2020

Samsung ka filluar të punojë për pasuesin standard të rrjetit 4G. Kompania thotë se pajisjet që po përdorin për eksperiment kanë arritur t’i transferojnë të dhënat me 1Gbps në një distancë prej 2 km. Kompania pretendon që me anë të këtij rrjeti t’ju ofrojë përdoruesve mundësinë e ngarkimit dhe shkarkimit të videove ultra-high-definition. Kompania ka

Samsung ka filluar të punojë për pasuesin standard të rrjetit 4G. Kompania thotë se pajisjet që po përdorin për eksperiment kanë arritur t’i transferojnë të dhënat me 1Gbps në një distancë prej 2 km. Kompania pretendon që me anë të këtij rrjeti t’ju ofrojë përdoruesve mundësinë e ngarkimit dhe shkarkimit të videove ultra-high-definition.

Kompania ka treguar disa pamje të pajisjes së tyre e cila është e përbërë prej 64 antenash. Kjo pajisje është ndryshe nga të tjerat sepse nuk lejon që shiu të ndikojë në shpërndarjen e frekuencave. Kjo sjellë që sinjali të mos ketë luhatje.

Kompani gjigante nga Koreja e Jugut deklaroi në një konferencë për shtyp se po bëhen zhvillime të shpejta për të sjell rrjetin 5G. Ky rrjet do të jetë qindra herë më i shpejtë se rrjeti i sotëm 4G. Si rezultat abonentët do të jenë në gjendje të gëzojnë një gamë të gjerë të shërbimeve të tilla si filma dhe lojëra 3D, në një kualitet shumë të mirë.

/Ejup Lila/

samsung1

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar