Android dhe Samsung mbizotërojnë tregun europian të smartfonëve. Sipas një kërkimi të realizuar nga Kantar WorldPanel ComTech sistemi operativ Android ka arritur të zotërojë 70% të tregut, ndërkohë rivali primar ka vetëm 17.3% të tregut. Rezultatet e këtij raportit kanë treguar se kompania dominuese është Samsung e cila zotëron 32.7% të tregut global pasi ka
Android dhe Samsung mbizotërojnë tregun europian të smartfonëve. Sipas një kërkimi të realizuar nga Kantar WorldPanel ComTech sistemi operativ Android ka arritur të zotërojë 70% të tregut, ndërkohë rivali primar ka vetëm 17.3% të tregut.
Rezultatet e këtij raportit kanë treguar se kompania dominuese është Samsung e cila zotëron 32.7% të tregut global pasi ka shitur 70 milion pajisje vetëm në tremujorin e parë të vitit 2013.
Edhe pse pozicioni i Samsung duket i qëndrueshëm përsëri kompania duhet të tregohet e kujdesshme në vazhdim pasi përdoruesit e pajisjeve të saj duhet të kenë një nivel besnikërie prej 59%, ndërsa klientët e Apple tregojn një nivel besnikërie prej 79%. Po sipas këtij studimi Windows Phone zotëron 6.8% të tregut ndërsa Blackberry nuk duket shumë i suksesshmëm këtë vit pasi zotëron vetëm 4.6% të tregut.
/Amela Shehi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *