Samiti i klimës, paralajmërime të ashpra

0

“Nëse ne nuk bëjmë diçka për emetimin e karbonit, ne kërcënojmë ekzistencën tonë në këtë planet.kështu u shpreh Kryetari i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës, Hoesung Lee.

Ky paralajmërim erdhi si pasojë e çlirimit të madh të karbonit dhe rrezikshmërisë së lartë që paraqet për jetën tonë. Për këtë arsye drejtuesit dhe delegatët e Kombeve të Bashkuara filluan të hënën në Madrid, një samit dy-javor.  Kjo konferencë e palëve ka si qëllim paralajmërimin për rreziqet në rritje të ndryshimit të klimës.

“Deri në fund të dekadës së ardhshme ne do të jemi në njërën nga dy shtigjet, njëra prej të cilave po shkon drejt një pike pa kthim,tha Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres.

Rruga tjetër, shtoi ai, ishte të synonte neutralizimin e karbonit deri në vitin 2050.

Ulja e emetimeve të karbonit, në fakt është dyfishuar nga 3.3 përqind 10 vjet më parë, në shtatë përqind tani, tha ai, ndërsa bota është “ende duke pritur lëvizjen transformuese nga shumica e vendeve të G20”, përgjegjëse për tre të katërtat e emetimeve të karbonit.

Ky samit, ose COP25, do të mbahej në Kili por u anulua nga qeveria për shkak se prej disa javësh vendi kishte probleme civile.

Rreth 50 liderë botërorë do të marrin pjesë, megjithëse një mungesë e dukshme do të jetë Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili vitin e kaluar njoftoi tërheqjen e vendit të tij nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimin e Klimës 2015.

L.M

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here