Samantha Power kandidate për ambasadore në OKB

Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara e ka mbështetur propozimin, që Samantha Power, të jetë ambasadore e re amerikane në Kombet e Bashkuara. Votimi 16:2 në favor të saj i hap rrugën për nominim në Senatin e plotë me 100 anëtarë. Megjithatë, Power është ballafaquar me pyetje për komentet e

Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara e ka mbështetur propozimin, që Samantha Power, të jetë ambasadore e re amerikane në Kombet e Bashkuara.

Votimi 16:2 në favor të saj i hap rrugën për nominim në Senatin e plotë me 100 anëtarë.
Megjithatë, Power është ballafaquar me pyetje për komentet e saj, kur ishte gazetare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, që ishin parë si kritike për Shtetet e Bashkuara dhe aleatin e saj Izraelin.

Nominimi i saj është kundërshtuar nga qeveria e Venezuelës, e cila tha se Power këtë qeveri e ka cilësuar si “represive”.

Venezuela tha se i ka përfunduar përpjekjet për përmirësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara për shkak të nominimit të saj. Samantha Power e ka fituar çmimin “Pulitzer” për librin e saj për dështimin e Shteteve të Bashkuara për ta parandaluar gjenocidin në gjithë botën.

/Shkëndije Çurri/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar