Sali Berisha: Arsimi prioritet i qeverisë për të arritur standarde evropiane

Sali Berisha: Arsimi prioritet i qeverisë për  të arritur standarde evropiane

Kryeministri ka vijuar ditën e sotme turin e inaugurimeve në të gjithë vendin. Fillimisht mori pjesë në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare  Adem Krasniqi  në Elbasan. Gjatë fjalimit të tij kreu i vendit u shpreh se arsimi i është prioriteti i qeverisë së tij, ndërsa premtoi se do të ketë më shumë investime në këtë fushë për

Kryeministri ka vijuar ditën e sotme turin e inaugurimeve në të gjithë vendin. Fillimisht mori pjesë në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare  Adem Krasniqi  në Elbasan.

Gjatë fjalimit të tij kreu i vendit u shpreh se arsimi i është prioriteti i qeverisë së tij, ndërsa premtoi se do të ketë më shumë investime në këtë fushë për të arritur standardet evropiane.

“Arsimi është prioritet i qeverisë. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 1300 shkolla në të gjithë vendin. Do të bëjmë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në vend. Këto vite përmirësimi i cilësisë në arsim ka kaluar edhe nivelin e fqinjëve tanë. Kemi rritur rrogat e mësuesve deri në 140 %, mandatin tjetër pagat e tyre do shkojnë në 700 dollarë. Kemi vendosur mbi 24 mijë kompjuterë në shkolla, së shpejti do të arrihet standardi i vendeve të BE-së”,  theksoi kryeministri duke vënë në pah edhe arsimin profesional.

Më pas kryeministri inauguroi bibliotekën e Universitetit “Aleksandër Xhuvani“ në Elbasan, ku u takua me pedagogë dhe studentë.

 /Rovena Dupi/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar