Saimir Pirgu, pjesë e operës “Një ballo me maska” në Itali

Saimir Pirgu, pjesë e operës “Një ballo me maska”  në Itali

“Një ballo me maska” e Xhuzepe Verdit do ta nisë sezonin lirik 2019 në Teatrin “Regio di Parma” në Itali në 12 janar, në orën 20:00, me rastin e 100-vjetorit verdian të vitit 1913-të. Një nga protagonistët e mbrëmjes do të jetë edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu. Opera “Një ballo me maska” i është kushtuar

“Një ballo me maska” e Xhuzepe Verdit do ta nisë sezonin lirik 2019 në Teatrin “Regio di Parma” në Itali në 12 janar, në orën 20:00, me rastin e 100-vjetorit verdian të vitit 1913-të.

Një nga protagonistët e mbrëmjes do të jetë edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu. Opera “Një ballo me maska” i është kushtuar muzikantit milanez Marcello Conati i ndarë nga jeta gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas.

Skenografia e realizuar synon t’i sjellë publikut një rrëfim të asaj që teatri ka qenë, bazuar në traditën më të pastër të teatrit italian, duke përshtatur, mobiliet, objektet, kostumet dritat dhe lëvizjet skenike.

Përsa i përket këndvështrimit dramaturgjik artistët mes të cilëve është edhe Pirgu, do ta vendosin publikun përballë një historie mes dashurisë dhe vdekjes.

/D.Duraku/

saimir-642x420

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar