Sadiku në markato, konfirmohet nga presidenti i klubit

0

Presidenti i Luganos Renxeti në një intervistë për mediat zvicerane ka folur  për merkaton e verës dhe të ardhmen e klubit.

“Dje tek skuadra, kanë ardhur dy të rinj brazilianë në provë, që tregon se do të ketë edhe largime. Pikërisht më kryesori do të jetë Armando Sadiku. Po, është  e vërtetë që Sadiku është në merkato dhe presim ofertat e duhura, por nuk është se jemi të detyruar të shesim  për të rregulluar bilancet, pasi rrogat i paguajmë rregullisht. Do të presim deri sa të nisë kampionati, pra dy javë, më pas mund edhe që ai të  qendroje:” tha ai.

Armando Sadiku është bërë objekt i shumë skuadrave europiane,sulmuesi  cili po shkëlqen me Lugonën në Zvicër.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here