”Sabah” për Ramën: ”Mysafiri 2-metrosh”

”Sabah” për Ramën: ”Mysafiri 2-metrosh”

‘‘Mysafiri 2-metrosh’’ është titulli që e përditshmja turke ‘‘Sabah’’ ka përzgjedhur për artikullin në të cilin trajton vizitën e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, në Turqi. Ndër të tjera në artikull përmendet edhe gjatësia e kryeministrit të ardhshëm si dhe karriera e tij e shkuar si basketbollist. “Kryetari i PS, 2.02 metra i gjatë

‘‘Mysafiri 2-metrosh’’ është titulli që e përditshmja turke ‘‘Sabah’’ ka përzgjedhur për artikullin në të cilin trajton vizitën e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, në Turqi.

Ndër të tjera në artikull përmendet edhe gjatësia e kryeministrit të ardhshëm si dhe karriera e tij e shkuar si basketbollist.

“Kryetari i PS, 2.02 metra i gjatë që dikur ka qenë basketbollist”, shkruhet në artikullin në fjalë.

Lajmi duket se i ka pëlqyer edhe vetë zotit Rama i cili e ka postuar foton e gazetës në profilin e tij në Facëbook (Fejsbuk) në kategorinë e Fotos së Ditës (Photo of the Day).

Shkrimi përmend gjithashtu detaje të shumta nga takimi mes Ramës dhe kryeministrit turk Erdoğan.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar