Rusia, Turqia dhe Kina kritikojnë ndërhyrjen e ShBA-së në Venezuelë

0

Mbështetja e fuqive botërore për Nicolas Maduro pasi SHBA-ja deklaron se ai nuk është më president i vendit.

Ditën e enjte,Turqia ,Rusia dhe Kina i erdhën në ndihmë liderit të Venezuelës pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Nicolas Maduro nuk është më president i saj.

Zotimet për mbështetje erdhën pasi lideri i opozitës, Juan Guaido u vetëdeklarua si president  i përkohshëm i Venezuelës përpara mijëra njerëzve në rrugët e kryeqytetit të vendit, Karakas.

60f0093c9a5149fab76424adc8263bac_18

“Qëndro i fortë,ne jemi me ty”, ishin fjalët e presidentit të Turqisë, Erdogan,gjatë një bisede telefonike me presidentin Maduro.

“Si një shtet që beson në demokraci, kurdo që në botë ndeshemi me një goditje të tillë,ne mbajmë një qëndrim kundërshtues pa bërë dallime.Cdokush duhet të respektojë kutitë e votimit”-shtoi ai.

Rusia nga ana tjetër,paralajmëroi SHBA-në që të mos ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë ,duke u shprehur se mbështetja e saj për Guaido i hapi rrugë shkeljes së ligjeve dhe gjakderdhjes.Kremlini shprehet se Maduro është kryetari zyrtar i shtetit.

Ministrja e Punëve të Jashtmë të Kinës, Hua Chunying shprehet: “Kina gjithmonë i përmbahet principit të mosndërhyrjes në punët e brendshme te shteteve të tjera.”,duke kundërshtuar kështu situatën aktuale në Venezuelë dhe duke i bërë thirrje shoqërisë ndërkombëtare për krijimin e kushteve më të mira.

Kryetari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje të gjitha palëve për t’u përfshirë në bisedime. “ Ajo që ne shpresojmë është arritja e një dialogu  dhe shmangia e ndonjë konflikti të mundshëm,që do të përbënte një katastrofë për Venezuelën dhe njerëzit e saj.” u shpreh ai.

Përshtati: B.H

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here