Rusia me flotë të bazuar në central bërthamor

Rusia me flotë të bazuar në central bërthamor

Rusia do ta ketë centralin e parë bërthamor lundrues në botë, Brenda tri vitesh,  i cili do të bëjë të mundur sigurimin e energjisë dhe ngrohjes në zona të cilat janë të vështira për tu depërtuar, si dhe sigurimin e ujit të pijshëm në rajonet e thata nëpër botë. Aleksandr Voznesensky, drejtori i përgjithshëm i

Rusia do ta ketë centralin e parë bërthamor lundrues në botë, Brenda tri vitesh,  i cili do të bëjë të mundur sigurimin e energjisë dhe ngrohjes në zona të cilat janë të vështira për tu depërtuar, si dhe sigurimin e ujit të pijshëm në rajonet e thata nëpër botë.

Aleksandr Voznesensky, drejtori i përgjithshëm i ndërtuesit të anijeve më të mëdha të Rusisë, Baltic Plant në Shën Petersburg, tha para gazetarëve se anija unike thuhet se nuk do të të jetë operacionale deri në vitin 2016.

Lomonosov Akademik do të jetë anija lundruese kryesore e cila do të  bazohet në energjinë bërthamore, të cilat Rusia ka në plan për t’i vënë në prodhim masiv.

Njësia lundruese që do të gjenerojë energji, synon sigurimin e energjisë për ndërmarrjet e mëdha industriale, qytetet portuale dhe krijimin e gazit në det të hapur dhe në platformat vaj-nxjerrëse, të cilat janë hartuar mbi bazën e reaktorëve bërthamorë.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar