Rusia mbështet Serbinë, nuk e ndyshon qëndrimin ndaj Kosovës

Rusia mbështet Serbinë, nuk e ndyshon qëndrimin ndaj Kosovës

Andrej Maslow, drejtor për çështje evropiane në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ka deklaruar se Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës . Duke komentuar për situatën në Ballkan, Maslow ka thënë se Rusia tani për tani nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës. “Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin e

Andrej Maslow, drejtor për çështje evropiane në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ka deklaruar se Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës . Duke komentuar për situatën në Ballkan, Maslow ka thënë se Rusia tani për tani nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës.

“Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe vazhdon të mbështetet në parimet themelore të së Drejtës Ndërkombëtare. Ky qëndrim, sipas tij, është nënvizuar edhe në deklaratën e bashkëpunimit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë, të nënshkruar me 24 maj të këtij viti, ka thënë ai.

Dokumenti bazë mbi të cilin mbështetet qëndrimi i Rusisë për Kosovën, është Rezoluta e KS të OKB-së nr. 1244. Masloë, ka deklaruar se Rusia mendon se Serbia duhet të merret vetë me rregullimin e çështjeve që lidhen me interesin e saj nacional. Ai ka deklaruar se për Rusinë “është i pranueshëm çdo vendim dhe zgjidhje për të cilën merren vesh palët në këto bisedime.”

Maslow ka thënë se Rusia po vazhdon të koordinojë qëndrimet e saj lidhur me zhvillimet në Ballkan me homologët e vet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian.

“Zhvillojmë konsultime të rregullta me kolegët nga vendet perëndimore lidhur me tematikën ballkanike” ka theksuar Maslow.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar