Rusia e zhgënjyer nga vendimi i BE

Rusia e zhgënjyer nga vendimi i BE

Rusia është e zhgënjyer nga vendimi i BE-së për të hequr embargon e dërgesave të armëve në Siri, deklaroi  zv. Ministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov. “Ne jemi të zhgënjyer nga fakti që vendime që thjesht nuk kontribuojnë për një zgjidhje politike janë marrë, dhe gjithashtu në kuadër të gjitha deklaratave të bëra nga BE-ja në

Rusia është e zhgënjyer nga vendimi i BE-së për të hequr embargon e dërgesave të armëve në Siri, deklaroi  zv. Ministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov.

“Ne jemi të zhgënjyer nga fakti që vendime që thjesht nuk kontribuojnë për një zgjidhje politike janë marrë, dhe gjithashtu në kuadër të gjitha deklaratave të bëra nga BE-ja në favor të zgjidhjes së krizës, bazuar në dokumentin e Gjenevës dhe në kundërshtim me marrëveshjes mbi nevojën për të lëvizur në drejtim të një konference ndërkombëtare mbi Sirinë, embargoja hiqet”, tha ai. “Kjo bie ndesh me vetë politikën e ndjekur nga BE”.

“Siç është e njohur, BE-ja ka hedhur bazat veçanërsisht për përfundimin e një Traktati ndërkombëtar të Tregtisë së Armëve, sipas të cilit, përgjegjësia primare në këtë sferë është pasqyruar gjithmonë, në çdo rrethanë, nga qeveria legjitime e vendit në të cilin dërgesat të tilla janë bërë”, vazhdoi diplomati. “Tani, në prag të hapjes së Traktatit ndërkombëtar të Tregtisë së Armëve, më 3 qershor, një vendim që shkon kundër frymës së këtij dokumenti është marrë.”

“Ky është një demonstrim i standardeve të dyfishta dhe dëmtimit të perspektivave për thirrjen e një konference ndërkombëtare në Siri,”  deklaroi zëvendës ministri.

Embargoja e BE-së për dërgesat e armëve në Siri do të hiqet më 1 qershor. Ky është rezultati i takimit 14-orësh të Këshillit Evropian në nivelin e Ministrave të Jashtëm që përfundoi ditën e sotme.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar