Rusia dhe Britania e Madhe bisedime mbi Sirinë

0

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi me kryeministri britanik Dejvid Kameron për marrjen e masave të përbashkëta për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

Komentet e Putinit erdhën të premten pasi Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, deklaroi në Varshavë se Rusia nuk po planifikon të shesë, Rusia ka shitur kohë më parë, dhe po plotëson me furnizim të pajisjeve me sisteme anti-ajrore, në bazë të kontratave të nënshkruara tashmë.

Lavrov tha se Moska nuk ka ndërmend të shesë sistemin e përparuar të mbrojtjes ajrore S-300 në Siri, por la të hapur mundësinë që mund të dërgonte sisteme të tilla në Damask nën një kontratë ekzistuese.

Putin deklaroi se kishte diskutuar opsionet e mundshme për një zhvillim pozitiv të situatës në Siri me Kameron. “Ne kemi një interes të përbashkët në një ndalesë të shpejtë të dhunës dhe krijimin e procesit për një zgjidhje paqësore në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sirisë”, tha Putin.

/Jola llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here