Rumania do të eksportojë në Shqipëri 1 mld euro energji elektrike në vit

Rumania do të eksportojë në Shqipëri një miliard euro energji elektrike në vit. Mediat romune kanë bërë të ditur lajmin dhe kanë njoftuar për kontratën e nënshkruar mes ministrit rumun të ekonomisë Konstantin Nita dhe homologut të tij shqiptar, Arben Ahmetaj. Kontrata parashikon eksportin e sasisë prej 2.5 kilovat energji për ore në vit ndërkohë

Rumania do të eksportojë në Shqipëri një miliard euro energji elektrike në vit. Mediat romune kanë bërë të ditur lajmin dhe kanë njoftuar për kontratën e nënshkruar mes ministrit rumun të ekonomisë Konstantin Nita dhe homologut të tij shqiptar, Arben Ahmetaj.

Kontrata parashikon eksportin e sasisë prej 2.5 kilovat energji për ore në vit ndërkohë që detajet e marrëveshjes pritet të diskutohen.

“Ne biseduam me delegacionin shqiptar në lidhje me nevojën për të rritur nivelin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Një pikë e rëndësishme në rendin e ditës të diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e energjisë, ekspertiza e Rumanisë dhe përvoja në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, duke u vlerësuar shumë nga delegacioni shqiptar. Në këtë drejtim, ka potencial për përfshirjen e kompanive rumune në zhvillimin e projekteve në tregun shqiptar, fushat prioritare janë ato të: ndërtimit të hidrocentraleve, infrastrukturës rrugore, bujqësia, industria e tekstilit. Në të njëjtën kohë, për Rumaninë është një mundësi për të përfituar nga prodhimi i tepërt i energjisë, duke e shitur atë në tregun shqiptar. Prodhuesit e energjisë ne Rumani kanë mundësinë për t’u bërë aktive në tregun rajonal, duke kapitalizuar prodhimin e tyre të energjisë me çmime konkurruese, “- th ministri rumun, Constantin Nita.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar