Rugova: LDK t’i lërë vend të rinjve

0

Naser Rugova kërkon largimin e të vjetërve nga LDK, duke i bërë ata përgjegjës për rezultatin e 8 qershorit. Sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për njerëz të rinj.

“Elektorati i LDK-së ka votuar në favor të gjeneratës së re të politikanëve brenda LDK-së dhe i ka dënuar ata që me vite të tëra kanë përfituar në kurriz të zemërgjerësisë dhe pastërtisë së elektoratit të madh rugovian”, shprehet familjari i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Sipas Rugovës, rezultati i zgjedhjeve dëshmon për domosdoshmërinë e reformave dhe ndryshimeve në përbërjen e partisë. Ai fton LDK-në të pyesë veten se si do të ishte rezultati nesë ata do të kishin reflektuar në kohë.

“Gjithnjë e kam thënë se nuk jam ithtar i largimit të njerëzve, sepse LDK ka nevojë për të gjithë, por ky është çasti i fundit që ta gjejmë një formulë gjithëpërfshirëse, që do ta ri-mobilizonte elektoratin tonë të shkapërderdhur nëpër shumë parti të tjera”, shkruan në Naser Rugova në profilin e tij në Fejsbuk.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here