Rrugët e Tiranës nisin të lirohen nga shtyllat

enno “Sot, Bashkia e Tiranës fillon një projekt shumë të rëndësishëm, me zhvendosjen e 76 shtyllave të cilat ndodhen në mes të rrugës, në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Vetëm kjo rrugë ka 13 shtylla, të cilat përveç pamjes jo të mirë estetike që ofrojnë për banorët, për fat të keq janë bërë shpesh edhe burim aksidentesh të rënda. Kemi të bëjmë me një investim tipik të ndodhur dikur, elektoral, të paplanifikuar, investim i cili përsëritet edhe në rrugë të tëra të Tiranës, ku diku mungojnë kanalizimet e ujrave të zeza dhe të bardha  e diku shtyllat ndodhen në mes të rrugës”, u shpreh z. Bozdo. Krahas këtij projekti, Bashkia e Tiranës po vijon aksionin e zhvendosjes nëntokë të kabllove ajrore. Për këtë qëllim, Bashkia u ka kërkuar kompanive të marrin masa, deri në fund të vitit. “Projekti që fillojmë sot është shumë i rëndësishëm, dhe i paraprin zhvendosjes së kabllove, veçanërisht të kompanive telefonike, internet, në raste të caktuara të antenave nëntokë dhe për këtë janë lajmëruar edhe kompanitë përkatëse, duke u dhënë një afat deri në fund të nëntorit të këtij viti”, u shpreh Bozdo.  /Objektiv.al/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar