Rruga e Kosovës drejt MSA kalon përmes reformave

Rruga e Kosovës drejt MSA kalon përmes reformave

Kosova do të fillojë bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Diskutimet për fillimin e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Europian pritet të hapen më 25 qershor. Kohëzgjatja e procesit varet nga realizimi i kushteve që do t’i kërkohen Kosovës nga BE. Në lidhje me këtë, njohësi i të Drejtës së Bashkimit Europian, Emrush Ujkani, në një intervistë

Kosova do të fillojë bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Diskutimet për fillimin e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Europian pritet të hapen më 25 qershor.

Kohëzgjatja e procesit varet nga realizimi i kushteve që do t’i kërkohen Kosovës nga BE. Në lidhje me këtë, njohësi i të Drejtës së Bashkimit Europian, Emrush Ujkani, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka vlerësuar vështirësitë e realizimit të reformave.

“80 për qind e tekstit të marrëveshjes ka të bëjë me politikat tregtare. Kjo nënkupton krijimin dhe zhvillimin e mirë të politikave tregtare dhe sektorit privat, i cili duhet të jetë shtytësi kryesor për zhvillimin ekonomik në Kosovë. Krahas kësaj, natyrisht që nuk mund të ketë zhvillim ekonomik në një shtet apo vend, ku ka mungesë të funksionimit të gjyqësorit, ose ku gjyqësori nuk është efektiv sa duhet”, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se puna e bërë në këto fusha lë për të dëshiruar.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar