Rruga e Kombit, trafikndarset një shqetësim madhor

Rruga e Kombit, trafikndarset një shqetësim madhor

Në segmentin Kukës–Morine dëmtimi apo mungesa e trafikndarëseve përbën sot një një shqetësim tepër madhor. Askush nuk po kujdeset për zëvendësimin e trafikndarëseve të dëmtuara në të dy anët e Rrugës së Kombit, ndërkohë që me fillimin e reshjeve, shikimi vështirësohet shpesh si rrjedhojë e mjegullës së dendur. Vetëm në segmentin e autostradës Morin-Kukës janë

Në segmentin Kukës–Morine dëmtimi apo mungesa e trafikndarëseve përbën sot një një shqetësim tepër madhor.

Askush nuk po kujdeset për zëvendësimin e trafikndarëseve të dëmtuara në të dy anët e Rrugës së Kombit, ndërkohë që me fillimin e reshjeve, shikimi vështirësohet shpesh si rrjedhojë e mjegullës së dendur.

Vetëm në segmentin e autostradës Morin-Kukës janë dëmtuar mbi 1.2 kilometra trafikndarëse.

Dëmtimet e trafikndarëseve kryhen nga persona të paidentifikuar për t’u shitur më pas për skrap. Riparimi i trafikndarëseve të dëmtuara nuk duket se merret përsipër nga institucionet përkatëse.

Akoma pa përfunduar së ndërtuari edhe shtatë ura, që zvarriten pambarim, duke shkaktuar rrezik

për mjetet.

Ndaj këtij fenomeni të njohur deri tani nuk është kryer ndonjë hetim, apo ndalim personash përgjegjës, ndërsa rreziku gjatë dimrit sa vjen e rritet.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar