Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Rruga e Arbrit, nëse nuk lëvizin 7000 makina në ditë qeveria kompenson kinezët

Rruga e Arbrit, nëse nuk lëvizin 7000 makina në ditë qeveria kompenson kinezët

0 Komentet 🕔07.05.2015 - 08:56

Qeveria është në prag të një marrëveshje me kompaninë kineze “China State Construction Company” për ndërtimin me partneritet publik –privat, të 26.8 kilometra në rrugën e Arbrit që synon të lidhe Tiranën dhe Maqedoninë për një orë e pak minuta.

Por kompania kineze që do të ndërtojë pjesën e mbetur ka vënë një kusht në lidhje me pagesën që do të rrjedhin nga trafiku, shkruan revista “Monitor”. “Nëse nuk realizohet fluksi i lëvizjes prej 7 mijë automjeteve për 24 orë atëherë qeveria shqiptare do te duhet të kompensojë kinezët ECSCC për trafikun e munguar” pohuan burimet në Autoritetin e Rrugor shqiptar.

Po të njëjtat burime konfirmuan se ,trafiku në këto nivele është vështirë të realizohet, pasi edhe rruga e kombit që lidh zona ku trafiku është më i lartë nuk ka arritur në këtë nivel lëvizjeje. Pikërisht normat e ulta po e mbajnë peng edhe dhënien me koncension të rrugës së Kombit, pasi kompanitë e interesuara janë tërhequr disa herë nga procesi për shkak të leverdishmërisë së ulët.

Pak ditë më parë Kuvendi ka miratuar projektligjin “për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës koncensionare/ppp me objekt, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugës së Arbrit ndërmjet shtetit shqiptare dhe kompanisë kineze “CHINA STATE CONSTRUCTION COMPANY”.

Rruga fillon në dalje të qytetit të Tiranës, rrëzë malit të Dajtit, mbasi kalon segmentet e projektuara, tenderuar dhe në proces ndërtimi nga ARRSH-ja, dhe si segment i pafilluar ka një gjatësi prej 26.8 km, me gjerësi 10.5 m, me dy korsi të asfaltuara me gjerësi nga 3.75 m dhe me shpejtësi të projektuar 50-60 km/orë. Në këtë segment parashikohet ndërtimi i 15 urave të mesme dhe të mëdha, me gjatësi totale rreth 1 500 ml, ndërtimi i dy tuneleve, me gjatësi respektive prej 2 600 dhe 560 m. Gjithashtu, parashikohet ndërtimi i rreth 106 copë tombinove si dhe ndërtimi i katër intersektimeve.

Zbatimi i projektit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës se Arbrit do të ketë impakt pozitiv, ekonomik, social dhe kulturor, duke shkurtuar distancat lidhëse të qyteteve dhe zonave të banuara si dhe do të realizojë standarde të larta teknike në të gjitha fazat e projektit. Implemetimi i këtij projekti do të rritë jo vetëm standardet e rrugëve në vend, por gjithashtu do të sjellë nxitjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik në zonat ku shtrihet projekti. Ky segment rrugor do të rritë bashkëpunimin ndërmjet vendeve fqinje, duke bërë të mundur shkurtimin e gjatësisë së tij me 75 km.

Rruga e Arbrit do të përfundojë në vitin 2018. Burimet nga Ministria e Transportit bënë me dije se, projekti 35 kilometra kushton 270-300 milionë euro, do të financohet nga banka “Chinese Exim Bank” dhe do të ndërtohet me anë të një koncesioni me partneritet publik-privat po nga kompani shtetërore kineze.

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 12, 2017
Pjesërisht vranët
17°/10°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 13, 2017
Shiu!
18°/8°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 14, 2017
Pjesërisht vranët
14°/8°
Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 12, 2017
Pjesërisht vranët
18°/4°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 13, 2017
Shiu!
6°/1°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on December 14, 2017
Mostly Cloudy
11°/8°
Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 12, 2017
Pjesërisht vranët
12°/1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 13, 2017
Pjesërisht vranët
11°/2°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on December 14, 2017
Clear
12°/0°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr