Rruga e Arbrit, Berisha: Ofertë e leverdisshme nga Kompania kineze “CSCEC”

0

Kryeministri Sali Berisha, përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare  “Facebook”, ka deklaruar zgjidhjen për financimin e plotë të Rrugës së Arbrit. Ai shkruan se kompania kineze, “CSCEC” ka paraqitur një ofertë të plotë për 27 km të Rrugës së Arbrit, ku përfshihen ndërtimi i tunelit të Qafë Murrizit dhe Urën e Vashës.

“Zgjidhet financimi dhe ndërtimi i plotë i Rrugës së Arbërit!

Rrugës së dytë të Kombit!

Të dashur miq, pas mbi një vit tratativash me autoritetet kineze, kompania e ndërtimit nr.1 në Kinë por dhe në botë CSCEC, paraqiti një ofertë për ndërtimin e plotë të 27 km të rrugës së Arbërit që kanë mbetur pa ndërtuar, përfshirë këtu tunelin e Qaf Murrizit dhe Urën e Vashës. Kompania do bëjë vetë financimin e plotë (koncension) ose të pjesshëm të ndërtimit të rrugës me një kredi që qeveria kineze i akordon asaj për këtë vepër. Sipas një opsioni tjetër, qeveria shqiptare mund të bëhet bashkëfinancuese me shumën 70 milion euro. Në të dy rastet, pala shqiptare duhet të marrë përsipër pagesën e përvitshme të fitimit të munguar nga trafiku për vitet e nxjerrjes së investimit nga kompania. Oferta, në çdo aspekt, është shumë e leverdisshme. Ajo nuk rrit borxhin publik. Mbi bazën e saj, sipas ligjit do hapet së shpejti tenderi ndërkombëtar.

Rruga e Arbërit është rruga e dytë e kombit. Me ndërtimin e tunelit të Murrizit distanca midis Shkupit dhe Tiranës shkurtohet me 103 km, kurse ajo midis Peshkopisë, Bulqizës dhe Tiranës bëhet përkatësisht 60 dhe 30 min. sb”, shkruan kryeministri Berisha në “Facebook”.

Ndërkohë, ndërtimi i tunelit të Murrizit e shkurton distancën mes Shkupit dhe Tiranës me 103 km, ndërsa mes  Peshkopisë, Bulqizës dhe Tiranës bëhet përkatësisht 60 dhe 30 minuta, thekson Berisha.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here