Rrufeja godet 2 persona me pasojë vdekjen

Rrufeja godet 2 persona me pasojë vdekjen

Si pasojë e goditjes nga rrufeja , humb jetën 71-vjeçari  nga Kërculla e Gjirokastrës. Policia bëri të ditur se trupi i pajetë  i H.C u gjet sot rreth orës 07:30 minuta në Kërcullë pas kërkimeve që u kryen pasi familjarët njoftuan që në mbrëmjen e së martës se i moshuari nuk ishte kthyer në banesë.

Pas kërkimeve gjatë gjithë natës trupi u gjet i pajetë sot paradite me shenja djegieje dhe paraprakisht policia dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e një shkarkimi rrufeje .

Një tjetër viktimë nga rrufeja është 35-vjeçari  nga fshati Dhëmbel i Përmetit .Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme gjatë një stuhie shiu. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktima e rrufesë ka mbetur një bari, i cili po kulloste bagëtitë.

E.M  ka mbetur i vdekur në vend nga goditja e rrufesë, ndërsa trupi i tij është gjetur nga kunati. Në pamundësi për ta shpëtuar, ky i fundit ka lajmëruar policinë për hetimin e rastit.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar