Rrjetet sociale: 56% e përdoruesve vuajnë nga ‘Fomo’

Rrjetet sociale: 56% e përdoruesve vuajnë nga ‘Fomo’

Mediat sociale janë një varësi dhe sindroma Fomo (frika nga të lënit jashtë) e përfshin këtë. Teknologjia ju mundëson lidhje gjatë gjithë kohës me rrjetet sociale, gjë që e rrit varësinë. Në fakt një studim zbuloi se 56% e njerëzve kanë frikë nga humbja e eventëve të lajmeve të rëndësishme nëse ata për pak kohë

Mediat sociale janë një varësi dhe sindroma Fomo (frika nga të lënit jashtë) e përfshin këtë. Teknologjia ju mundëson lidhje gjatë gjithë kohës me rrjetet sociale, gjë që e rrit varësinë.

Në fakt një studim zbuloi se 56% e njerëzve kanë frikë nga humbja e eventëve të lajmeve të rëndësishme nëse ata për pak kohë nuk kanë mundësi të eksplorojnë rrjetet sociale. Rreth 26% e përdoruesve do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga varësi të tjera si duhani apo serialet vetëm për të patur kontakt në rrjetet sociale gjatë gjithë kohës.

Në të njëjtën mënyrë rreth 51% e njerëzve i vizitojnë me shpesh se para dy vitesh rrjetet sociale. Edhe shumë përdorues kërkojnë informacionin më të fundit nga rrjetet që kur zgjohen nga gjumi. 27% e të intervistuesve hapnin direkt rrjetet sociale sa ngrihen nga gjumi.

Gjithashtu njerëzit po menaxhojnë më shumë llogari të rrjeteve sociale. Rreth 42% e pjesëmarrësve në studim kanë shumë llogari dhe përqindja rritet në 61% për ata që janë në moshën 18-34 vjeç. Çdo person mesatarisht menaxhon 3.1 adresa e-maili krahasuar me 2.6 që ishte vitin e kaluar. 52% e të intervistuesve thanë se e kanë konsideruar njëherë idenë e pushimeve nga rrjete sociale, por vetëm 24% e kishin ndërmarrë dhe kjo për shkak te “FOMO”-s.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar