Rritja e pensioneve, ISSH publikon rillogaritjet, shtesat dhe kompensimet

Rritja e pensioneve, ISSH publikon rillogaritjet, shtesat dhe kompensimet

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar sot listën me rritjen e pensioneve dhe përfitimet përkatëse për çdo kategori. Sipas ISSH shtesa përkatëse mund të tërhiqet nga çdo pensionist në datën e caktuar sipas grafikut të tërheqjes së pensionit. Bazuar në vendimin e qeverisë shtesën në masën 4% e përfitojnë: pensionet e pleqërisë, pensionet familjare, pensionet

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar sot listën me rritjen e pensioneve dhe përfitimet përkatëse për çdo kategori. Sipas ISSH shtesa përkatëse mund të tërhiqet nga çdo pensionist në datën e caktuar sipas grafikut të tërheqjes së pensionit.

Bazuar në vendimin e qeverisë shtesën në masën 4% e përfitojnë: pensionet e pleqërisë, pensionet familjare, pensionet e invaliditetit të qytetit. Gjithashtu rriten me 4% pensionet apo përfitimet e tjera që jepen nga Sigurimet Shoqërore si pensionet e parakohshme e suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të pilotëve fluturues, të detarëve, të punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake dhe të ish-punonjësve të nëntokës etj. Ndërsa pensionet e pleqërisë, pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare në fshat do të përfitojnë shtesën në masën 5%.

Krahas kësaj, me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave  pensionistët do të marrin kompensime të tjera si kompensim për diferencën e çmimit të bukës në vlerën 150 lekë në muaj, kompensim për energjinë elektrike 350 lekë në muaj si dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes, që është në varësi ekonomike të pensionistit.

591.600 është numri total i pensionistëve që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe kompensimet në ushqime e shërbime. Nga kjo rritje përfitojnë 303.100 pensione pleqërie urbane, 57.068 pensione invaliditeti urbane dhe 48.053 pensione familjare urbane. Në fshat përfitojnë 136.828 pensionistë pleqërie, si dhe 30.205 persona nga programe speciale si ushtarakë, minatorë, punonjës të ish-industrisë ushtarake/pilotë/detarë dhe profesorë.

Pas kësaj rritjeje pensioni minimal në qytet do të jetë 12.024 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal 24.048 lekë. Pensioni i plotë minimal në fshat do të jetë 8.233 lekë në muaj dhe pensioni maksimal shkon deri në 12.140 lekë në muaj.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar