Rritet pensioni për ata që paguajnë më shumë

Skema e re e pensioneve e cila do të hyjë në fuqi në Janar të 2015, nuk do të sjellë ulje të masës së pensioneve, për asnjë kategori. Ekspertët tregojnë se skema e re është kontributive.  Ajo do të sjellë nivele të ndryshme pensionesh, por kurrësesi  nuk do të sjellë ulje të pensionit. Me skemën

Skema e re e pensioneve e cila do të hyjë në fuqi në Janar të 2015, nuk do të sjellë ulje të masës së pensioneve, për asnjë kategori. Ekspertët tregojnë se skema e re është kontributive.  Ajo do të sjellë nivele të ndryshme pensionesh, por kurrësesi  nuk do të sjellë ulje të pensionit.

Me skemën e re pensioni do të llogaritet, pensioni social, i cili do të merret nga të gjithë ata që kanë mbushur 15 vite punë me sigurime, plus, 1 % të pagës për çdo vit, që individi ka paguar sigurime deri në mbushje të moshës së pensionit.

Për ekspertët skema e re e pensionit bën të mundur që çdo individ që paguan sigurime, t’i marrë mbrapsh ato para në kohën e pleqërisë. Ndërsa skema aktuale e vendosur që në vitin 93, kishte krijuar defiçit.

Aktualisht meshkujt dalin në pension në moshën 65 vjec, ndërsa femrat 60. Që prej vitit të ardhëshëm, mosha e daljes në pension për femrat do të rritet me dy muaj, ndërsa e meshkujve do të qëndrojë e pa ndryshuar deri në balancimin mes dy gjinive.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar