Rritet numri i llogarive bankare të bllokuara

Numri i përgjithshëm i llogarive bankare të qytetarëve dhe firmave të bllokuara ka aritur në 207.086. Gjatë muajit janar të këtij viti numri i xhirollogarive të bllokuara është rritur për 31 487 ndërsa numri i xhirollogarive të bllokuara gjatë një viti është rritur për 60 mijë. Kahasuar me të dhënat e viteve të kaluara numri

Numri i përgjithshëm i llogarive bankare të qytetarëve dhe firmave të bllokuara ka aritur në 207.086. Gjatë muajit janar të këtij viti numri i xhirollogarive të bllokuara është rritur për 31 487 ndërsa numri i xhirollogarive të bllokuara gjatë një viti është rritur për 60 mijë.

Kahasuar me të dhënat e viteve të kaluara numri i xhirollogarive të bllokuara ka ardhur duke u rritur. Të dhënat më të reja të publikuara nga Banka Popullore tregojnë se nga llogarit bankare të bllokuara 142.607 janë të personave fizik, ndërsa të tjerat 64 479 janë xhirollogari të firmave.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, gjatë muajit janar numri i përgjithshëm i llogarive të bllokuara ka qenë 94 969 dhe krahasuar me muajn dhjetor numri është rritur për 13 mijë. Gjatë këtij muaji janë bllokuar 53 440 firma dhe 41 529 llogari bankare të qytetarëve.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar