Rritet çmimi i siguracionit të makinave

Rritet çmimi i siguracionit të makinave

Të gjitha kompanitë e sigurimit rritën dje çmimin e sigurimit motorik të  mjeteve TPL, duke e çuar atë  në  një  nivel  prej 14 600 lekësh. Kjo rritje prek direkt si qytetarët që kanë një makinë me kapacitet motorik deri në 1.6 kubik, ashtu dhe ata mbi 1.6 kubik. Një lëvizje e tillë e çmimit tregon

Të gjitha kompanitë e sigurimit rritën dje çmimin e sigurimit motorik të  mjeteve TPL, duke e çuar atë  në  një  nivel  prej 14 600 lekësh. Kjo rritje prek direkt si qytetarët që kanë një makinë me kapacitet motorik deri në 1.6 kubik, ashtu dhe ata mbi 1.6 kubik. Një lëvizje e tillë e çmimit tregon se kompanitë nuk kanë marrë parasysh kërkesën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për caktimin e primit të riskut për secilën kompani në mënyrë të veçantë.

Liberalizimi i tregut të sigurimit të makinave është  futur në kaos, pasi duke filluar që nga viti 2011 asnjëherë çmimet nuk kanë ruajtur stabilitet për më shumë se dy apo tre muaj.

Kështu, nga dje një makinë me kapacitet motorik deri në 1.6 kubik paguan 14 600 lekë, dhe po kaq edhe një makinë me kapacitet mbi 1.6 kubik. Deri dy ditë më parë tregu funksiononte sipas çmimeve që kompanitë vendosën në dhjetëditëshin e fundit të majit, ku një makinë me kapacitet motorik deri në 1.6 kubik sigurohej me një tarifë nga 7000-8600 lekë. Kurse një makinë me kapacitet mbi 1.6 kubik sigurohej me një çmim nga 11 000 deri në 11 900 lekë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pas liberalizmit të tregut, ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjë në treg, pasi tarifat përcaktohen nga vetë kompanitë.

 

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar